Gara e madhe në Serbi, fol Latif për lezet, pse po hesht!

0
Gjigandi

Mendësia e Serbisë dihet dhe asnjëherë nuk pritet mirë nga ta, kështu që sigurisht do të mundohen që mos ta lejojnë kombëtaren e Kosovës, që të marr pjesë vitin e ardhshëm në Botërorin e boksit, që mbahet në Beograd.

Presim një reagim të Federatës së Boksit të Kosovës përkatësisht të Latfi Demollit, zëdhënës, se si e sheh këtë vendim të AIBA-s. Sigurisht se Latifi duhet të flet me lezet dhe të kërkojë kushte qysh nga tani nga AIBA dhe jo të hesht. Sepse të gjithë e dimë se si u pengua Kosova në hendboll (femrat) për të reja që të garojë në Serbi, në garën ndërkombëtare.

Asociacioni i Boksit Ndërkombëtarë, “AIBA” ka sjellë vendimin që Kampionati Botëror në boks të zhvillohet në Beograd të Serbisë, në vitin 2021. Ditë më pare, Nju Delhi nuk i plotësoi kushtet dhe nuk deponoi mjete financiare për organizimin e Botërorit në boks, andaj AIBA, vendosi që organizimin t’ia dedikojë Serbisë.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se gara e ardhshme madhore do të jetë në Serbi dhe besoj së Beogradi do të jetë një nikoqir i mirë,“ ka thënë presidenti i përkohshëm i AIBA-s, Mohamed Mustahsan.

Ndryshe Beogradi do të jetë për herë të dytë nikoqir i boksierëve më të mirë amator në botë, ndërsa për herë të parë këtë rol e kishte në vitin 1977.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu