Futbolli në Itali do të rinis sezonin sonte

0
Gjigandi

Futbolli në Itali do të rinis sezonin sonte në orën 21.00, me sfidën e kthimit të gjysmëfinales në mes Juventusit dhe Milanit. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Alianz” në Torino, pa prezencën e publikut, pasi që ndeshja e parë u mbyll me barazim 1-1. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka vështirësi me ndrrimet e reja kadrovike, ndërsa në këtë sfidë do të jetë pa Zlatan Ibrahimoviqin, Teo Hernandezin, Sami Kastiljehon dhe Musakio-n. Nga ana tjetër trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk ka shumë mungesa në ekip, me përjashtim të Demirallit dhe Higuainit.

Stefano Pioli, trajner i AC Milan

“Dy herë jemi përballur me Juventusin këtë sezon dhe që të dy ndeshjet ishin të vështira për të dy palët dhe mund të them se në dy rastet kishim më shumë prej lojës por jo edhe rezultatit. Nëse Juventusi gjeti momentin e duhur që të shënojë gol, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë në Torino.

Kemi dy raste që të kalojnë në garat evropiane dhe Kupa e Italisë është njëra prej tyre dhe ne do të japim maksimumin në këtë sfidë.

Juventusi shihet si favorit në këtë përballje për tu kualfikuar në finale të Kupës, ndërsa në sfidat e fundit, “Zonja e Vjetër” ka shënuar 9 fitore dhe një barazim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu