Interi kërkon përmbysjen ndaj Napolit

0
Gjigandi

Në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë, Interi do te humbte përballë Napolin me rezultatin 0-1 duke e bërë mjaft të vështirë kualifikimin në finale. Ditën e nesërme, në datën 13 qershor, zikaltërit do të përpiqen të përmbysin rezultatin, për të arritur një nga objektivat e vendosur nga klubi.

Conte dhe Beppe Marotta kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri tjetrin dhe kuptohen lehtë për transferimet që i duhen klubit. Me shitjen e Icardit, tashmë Conte ka krijuar ekipin që dëshiron.

Kjo kohe në karantinë e ka ndihmuar italianin se kush lojtar i përgjigjet skemës së tij 3-5-2.

Në ekip është rikthyer Eriksen, që është një vlerë e shtuar per mesfushën. Milan Skriniar dhe Godin janë në super formë, prandaj interistave u ka bëre mjaft mire ky pushim, për të patur një njëmbëdhjetëshe në “top formë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu