Kryetari i Partisë, Demokratike Lulzim Basha thotë se ende nuk ka një ftesë zyrtare për tryezën e reformës zgjedhore.
Ai ka deklaruar se askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet me një tryezë.
“Nuk kemi akoma një ftesë për tryezën e reformës zgjedhore. Do ta shqyrtojmë dhe do vendosim. Partia Demokratike është e angazhuar për reformën zgjedhore, por askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet vetëm me një tryezë”, tha Basha pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
Prononcimi i plotë:
Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25…
Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?
Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…
Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat pbëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën |Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.
Falemnderit.