Imazhet nda droni tregojnë vërshimet që kanë përfshirë një fshat në Yorkshire të Anglisë, që ka rrotulluar veturat dhe ka mbushur shtëpitë me ujëra të papastra.
Si pasojë e shirave të vazhdueshëm, lumi River Don ka dalë prej shtrati dhe e përmbyti Fishlake, me ujë që arin deri në gjunjë.
Më se gjysma e 700 banorëve e këtij fshati që duket është nën ujë, i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa ata që kanë mbetur e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, me furnizime që i merrnin nga kafenetë dhe lokalet e zonës.
Disa prej tyre kishin arritur të vendosnin thasë me zërë, por vërshimet ishin të rrëmbyeshme dhe të menjëhershme, teksa u ankuan se kane mbetur pa mbështetje nga qeveria lokale.
Njësitet e shpëtimit, kanë udhëtuar me barka nëpër rrugën e vërshuara, për të dërguar furnizime nëpër shtëpi dhe të largojnë banorët që nuk kanë kushte banimi.
Të gjithë të larguarit nga shtëpitë janë dërguar në qendra strehimi, ndërsa raportohet se shëndetit tyre është në gjendje të mirë.
Në anën tjetër, meteorologët parashikojnë edhe më shumë reshje shiu në ditët në vijim, që vetëm mund ta përkeqësojnë situatën.