Një ndërhyrje horror ishte ajo ndaj sulmuesit francez te PSG, Kylian Mbappe, në ndeshjen finale Coupe de France kundër Saint-Etienne .
Kapiteni i Saint Etienne, Loic Perrin ndërhyri brutalisht ndaj Mbappe duke i vrarë rëndë kaviljen sulmuesit, ndoshta mund të jetë thyer u shprehën mjekët në castet e ndërhyrjes.
Mes lotësh Mbappe u pa të largohej nga fusha ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave u përleshën në fushë dhe si përfundim arlbitri nxorri 5 kartona të verdhë dhe 1 të kuq.
Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e ngushtë të PSG, dhe në castin e dhënies së kupës nga Presidenti Mcaron ai u interesua për shkallën e dëmtimit të Mbapes duke e pyetur vetë atë.
“Cfarë ndodhi në fushë, si është gjendja e juaj”?, Pyeti Presidenti. “U plas pak” u përgjigj lojtari.
“Është dëmtim shumë e rëndë”? Vazhdoi Macron. “Jo Jo nuk mendojmë kështu”. Thanë mjekët e ekipit.
Trajneri i ekipit Tucel u ndje në vështirësi disa momente as dëmtimit sepse frika e mungesës në Ligën e Kampioneve do ta dëmtonte shumë PSG në synimin kryesor të sezonit të tyre.
PSG bëri publike diagnozën e parë të shtunën. Kyçin e këmbës së Mbappé nuk u thye, thanë parizianët. Megjithatë, ai pësoi një fryrje të fortë në kyçin e këmbës së djathtë.