Nëse fotot janë reale, Google Pixel 5 vjen me një surprizë që do të nënkuptojë një hap prapa.
Ndërsa Google Pixel 4a po vazhdon të mos dalë në treg, janë shfaqur fotografitë e para që supozohet se tregojnë Google Pixel 5, transmeton Telegrafi.
Në përgjithësi, Google Pixel 5 i supozuar po shfaqet pak a shumë si versionet e mëparshme dhe ndryshimet nuk janë të mëdha, veçanërisht me rregullimin e vendosjes së kamerës në anën e pasme. Detajet e tjera të kamerës nuk u bënë të njohura.
Data e lëshimit të këtij telefoni të mençur pritet të jetë fundi i vitit 2020.