FOTO/ Një nga shërimet më të pabesueshme gjatë kësaj pandemie! I moshuari nga Wuhan mposht koronavirusin

0
Gjigandi

Në Wuhan, aty ku mendohet se nisi pandemia e COVID-19, është shënuar një nga shërimet më të pabesueshme që është raportuar deri më tani gjatë këtij virusi.

Një i moshuar 65-vjeçar, i quajtur Cui Zhiqiang, ka dalë nga spitali këtë të martë, pas plot tre muaj qëndrimi atje. Zhiqiang testoi pozitiv me koronavirusi në mesin e muajit shkurt dhe që nga ajo kohë e deri më tani regjej i sëmurë në spital. Sipas mjekëve gjendja e 65-vjeçarit është përkeqësuar disa herë, madje virusi ia dëmtoi thuajse tërësisht mushkëritë.
I moshuari arriti ta kalonte me sukses ndërhyrjen e kryer për transplant të mushkërive, gjë e cila i shpëtoi dhe jetën. Mjekët kanë thënë për mediat vendase se Zhiqiang për 2 muaj kaloi në gjendje kome dhe në jetë mbahej vetëm me anë të ventilatorëve.
Sipas tyre transplanti  ishte zgjidhja e vetme që ai të mbijetonte, pasi virusi kishte shkaktuar dëme të parikuperueshme në mushkëritë  e tij.
“Faleminderit të gjithëve. Në radhë të parë falenderoj mjekët dhe infermierët që m’u gjendën pranë. Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Ishte një betejë e vështirë, por fatmirësisht ja dola. Jam tepër i lumtur, nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur atë që ndiej”, tha Zhiqiang.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu