Një grua, e cila ishte e paralizuar dhe me djegie të shumta në pjesët e trupit, ka vdekur 11 vite pas tragjedisë që kishte përjetuar.
Irina Pekarskaya, vdiq e vetme për shkak të kufizimeve të COVID-19. Nëna e dy fëmijëve, pësoi djegie në 60% të mushkërive, pasi në vitin 2009 lokali në të cilën ndodhej së bashku me bashkëshortin Segey, u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije të shkaktuar nga fishekzjarret.
Irina, mbeti e paralizuar dhe e paaftë të fliste. Pas tragjedisë që ajo përjetoi, u dërgua për t’u trajtuar në Gjermani dhe nga ajo kohë deri në momentin e vdekjes dergjej e vetme në shtrat.
Burimi: top-channel.tv