Flet Muriqi pas interesimit të klubeve angleze dhe italiane për të

0
Gjigandi

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, ka reaguar ndaj lajmeve se po vazhdon të kërkohet nga klubet angleze duke thënë se ai nuk i ka arritur ende qëllimet e tij me gjigantin turk, ku është i përqendruar për momentin.

Vedat Muriqi e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane me paraqitjet e tij, së fundi duke u zgjedhur sërish në ekipin e javës falë kontributit të dhënë në ndeshjen e fundjavës.

Katër klube angleze – Manchester United, Tottenham, Burnley dhe West Brom – raportohet se kanë shprehur interesim për kosovarin, për të cilin është interesuar edhe klubi italian Lazio..

I gjithë ky interesim vjen pas paraqitjeve të Muriqit për Fenerbahcen dhe Kosovës. Gjatë këtij sezoni të Superligës, Muriqi i ka shënuar 15 gola dhe i ka bërë pesë asiste në 28 ndeshjet e zhvilluara të tij.

Fenerbahce aktualisht radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës turke, me gjashtë pikë më pak sesa Galatasaray në vendin e katërt. Klubi i Muriqit duhet të ngrihet të paktën në pozitën e katërt – që siguron kualifikimin në Ligën e Evropës – për të dalë në Evropë.

RonaTyra

“Unë kam ardhur këtu për të arritur qëllime të mëdha me këtë formë. Ne nuk arritëm ta bëjmë atë që donim sezonin e kaluar. Unë s’kam arritur ende asgjë këtu”, ka thënë Muriqi.

“Nuk e kam kompletuar detyrën time këtu në Fenerbahce. Unë nuk dua të largohem pa fituar trofe me këtë formë”.

“Tani qëllimi ynë i vetëm është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe ta prejmë biletën për Evropë. Dua të ndihmoj në synimet për të fituar trofe me golat e mia”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu