Dueli Messi-CR7/ Fanella e Messi-t do të shitet për vlerën marramendëse

0
Gjigandi

Dueli i fundit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mori shumë vëmendje nga mediat dhe tifozët. Disa paguan miliona për të blerë bileta për të parë ndeshjen e PSG-së së ish-yllit të Barcelonës vs Cristiano Ronaldos në skuadrën me më të mirët e kampionatit arab Al Nasr/Al Hilal në Riad. Ndeshja u luajt të mërkurën dhe skuadra e Messit mundi skuadrën e Ronaldos me rezultat 5-4.

Pas kësaj fanella e Parisit e firmosur nga ylli argjentinas u hodh në ankand nga francezët me një çmim fillestar prej 89 dollarë dhe tashmë i ka kaluar 20 mijë euro. Megjithatë, sipas vlerësimeve, në ditët në vijim do të kalojë 40 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu