Fier/ Procedohet penalisht per “fshehje te ardhurash” administratori i nje kompanie ndertimi

0
Gjigandi

Fier

Procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu gjobitet nga IKMT-ja, me masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

RonaTyra

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas, me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi.

Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu