Ferrari rifillon prodhimin brenda ditësh, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për koronavirus

0
Gjigandi

Të gjithë punonjësit e Ferrarit do të kontrollohen dhe gjendja e tyre shëndetësore, do të jetë gjithnjë e monitoruar.

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari i ka mbyllur fabrikat e veta në Modena dhe Maranello të Italisë, nga frika e përhapjes së koronavirusit në mes të punonjësve.

Por, kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha për makinë të reja, derisa Ferrari detyrohet t’i dërgojë me kohë makinat e porositura F8 Tributo dhe SF90 Stradale.

Andaj, Ferrari e ka hartuar një plan që ta rifillojë prodhimin, por duke i siguruar punonjësit dhe familjet e tyre se janë në rregull dhe të shëndoshë.

Ditën e martë, do të hapen zyrat e Ferrarit, ndërsa brenda disa ditësh, do të fillojnë punon disa linja të prodhimit, pasi që punonjësit të jenë testuar për koronavirus, së bashku me familjarët e tyre.

RonaTyra

Kontrollet do të jenë vullnetare dhe të gjithë ata që dalin se nuk janë të infektuar, mund të vazhdojnë punën. Së bashku me punonjësit, mund të kontrollohen edhe familjarët e tyre, për siguri më të madhe mes kolegëve.

Gjatë tërë kohës do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa nëse ndonjëri prej punonjësve del se është infektuar me coronavirus, atëherë do t’i ofrohen mbështetje shtesë, derisa të shërohet dhe të kthehet në gjendja normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu