Ronaldo, Fenomeni, nuk e harron Brazilin e tij dhe botën e futbollit. Coronavirus po shkakton shumë viktima ddhe po përkeqëson një situatë varfërie që karakterizon prej kohësh disa zona të vendit amerikanojugor.
Pavarësisht gjithçkaje që po ndodh, autoritetet kanë vendosur për rifillimin e kampionatit të futbollit, një vendim që është kundërshtar nga ish-kampioni i botës.
“Kampionati brazilian? Po mendojnë për të rifilluar, por harrojnë pandeminë e coronavirus-it”, ka thënë Ronaldo.
“Duan të bëjnë si në vendet e Europës, por po harrojnë se këtu aktivitetet kanë rifilluar sepse coronavisur është dobësuar. Infektimet kanë ardhur në rënie”.
“Në Spanjë kemi rifilluar vetëm në siguri kur numrat e kanë lejuar. Ndërsa taje jemi në kulmin e emergjencës dhe është një gabim që kampionati të rifillojë”, ka përfunduar presidenti i Valladolid.