Richarlison dhe dy dështimet që e bindën të refuzonte Barçën

0
Gjigandi

Sulmuesi i Everton-it, Richarlison, ka zbuluar arsyen pse ka refuzuar Barcelona-n jananrin e kaluar.

Sulmues 23-vjeçar, i cili u ble nga Everton për 44 milionë euro në  verën e 2018-ës, ka qenë një objektiv i kampionëve të La Liga-s në merkaton e janarit të kaluar dhe ka zbuluar se e ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Spanjë.

Richarlison, i cili ka shënuar 13 gola për Everton-in në këtë sezon, ka përmendur vështirësitë e bashkëkombësve të tij Malcom dhe Philippe Coutinho si arsyet për të pranuar ofertën e katalanasve.

“Në atë kohë, mendoj se Suarez ishte akoma i dëmtuar, ata kishin nevojë për një sulmues”, ka thënë braziliani për Canal Pilhado.

“Megjithatë, gjërat nuk përparuan. Jam i gëzuar këtu tek Everton dhe vendosa të qëndroja. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur”.

RonaTyra

“Ishte mesi i sezonit. Po bëja shumë mirë këtu, u grumbullova nga Brazili. Gjithashtu, kam parë shumë brazilianë që kanë shkuar te Barcelona dhe kanë pasur vështirësi”.

“kam parë Malcom të shkojë atje dhe ai ka luajtur vetëm disa ndeshje, duke u transferuar te Zenit-i më pas. Coutinho, ai u transferua te Bayern-i. Këto gjëra ndikojnë”.

“Siç thashë, mendoj se kam marrë vendimin e duhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu