Sensacioni i Barcelonës, Ansu Fati, është i pavetëdijshëm për interesimin e Manchester United, dhe nuk po konsideron largimin nga ‘Camp Nou’.
Mundo Deportivo raporton se talenti spanjoll është i vendosur të qëndrojë te Barcelona.
Është raportuar se Manchester United ka ofruar deri në 150 milionë euro për Fatin, shumë kjo e refuzuar nga Barcelona fillimisht.
Por, është edhe vetë lojtari që dëshiron të mbetet te Barcelona, duke luftuar për një vend të rregullt titullar te liderët e La Ligas.
17 vjeçari Fati këtë sezon në La Liga ka shënuar pesë gola, teksa është cilësuar si e ardhmja e sulmit të Barcelonës.