Valverde shpjegon pse Messi nuk mund të krahasohet me asnjeri

0
Gjigandi

Ernesto Valverde nuk e harron eksperiencën te Barcelona dhe stërvitjet me skuadrën dhe Messi-n. Ish-trajneri i katalanasve, i shkarkuar nga klubi në muajt e kaluar, ka folur në një video-konferencë me Federatën Baske në lidhje me ish-yllin e tij, Leo Messi-n.

“Nuk mund të krahasohet me asnjeri. Shumë herë, kur lojtarët e tu kanë topin, mendon gjithmonë se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë. Ja, në fund, ai e di dhe e shikon më mirë se ti. Messi është një lojtar shumë i lehtë për t’u stërvitur, sepse mendon edhe për skuadrën”.

“Ndien një detyrim të madh kundrejt klubit dhe kërkon gjithmonë të japë maksimumin edhe për shokët e skuadrës. I shtyn të gjithë në një nivel superior. Ta shikosh nga larg është mbresëlënëse… por është akoma më shumë nga afër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu