“Familja Josifi nuk u vetëflijua për Jezusin”, kreu Vëllazërisë Ungjillore reagon pas tmerrit në Tiranë

0
Gjigandi

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi, ka deklaruar se tragjedia e ndodhur nën familjen Josofi nuk duhet të përzihet me çështjet e besimit.

Ai ka theksuar se është e pakuptimtë që mediat e kanë lidhur këtë ngjarje të rëndë me Kishën Ungjillore, duke theksuar se porsa i përket ringjalljes të gjithë fetë besojnë në një akt të tillë.

“Ne si përfaqësues të komunitetit ungjillorë u informuam për familjen Josifi dhe për atë që ndodhi, ne ngushëllojmë familjarët për humbjen e të afërmve të tyre, për humbjen pa kuptim dhe vërejmë në media një fenomen të çuditshëm me daljen e deklarimeve absurde duke implikuar fenë apo segmente fetare të pakuptime. Që në fillim u tha se ishin dëshmitare të Jehovajit dhe më pas u theksua vetëm ideja e ringjalljes.

Të gjithë fetë besojnë në ringjallje por jo në një kapitullim të jetës. Shërbesat e Kishës Ungjillore i keni në televizion çdo ditë dhe e keni të thjeshtë të mësoni për të, por sjellja e tyre tregon dhe kërkon që të gjesh një lidhje, duke helmuar pa të drejtë.

RonaTyra

Injoranca lidhur me mësimet fetare lidhur me shkrimet fetare dhe implikojnë fenë ka pasoja shumë të rëndë, ajo që sugjeroj unë është që të vajtojmë jetët e humbura dhe të kërkojmë shërim për të mbijetuar dhe më pas të shqyrtojmë faktorët negativë në këtë histori kushdoqofshin ato”, është shprehur Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi.

Ndërkohë ai ka theksuar se nuk i njeh të gjithë anëtarët dhe për këtë do të ketë një tjetër reagim zyrtarë nga sekretari. Sipas Koçit kjo është një ngjarje që të gjithë duhet të solidarizohemi dhe të hetojmë shkaqet që çuan në këtë veprim nga familja Josifi.

“Ky është besim për jetën jo vdekjen. Vdekja e Jezusit është flijimi.

Nëse ato vajza kanë qenë ungjillore se ato mund të vijë në takimet e kishës por s’do të thotë se kanë qenë besimtare, kjo që kanë bërë ato do të ishte dështim për besimin tonë, nëse një ungjillor shkon kundër besimit të vet si këto vajza që vdiqën nga uria, është problem se ne kemi synim sakrificën për të jetuar, fitorja e besimit ungjillor është jeta dhe përballimi i problemeve.

Bibla e dënon vetëvrasjen, perëndia nuk na krijoi që të marrim jetën, në asnjë vend nuk thuhet se lejohet vrasja”, ka thënë ndër të tjera ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu