Brooklyn Beckham e ka konfirmuar fejesën e tij me Nicola Peltz.
Përmes një foto të postuar në rrjete sociale Beckham ka shkruar se para dy javëve i ka propozuar të dashurës për martesë dhe ajo ka pranuar, shkruan “The Sun”.
“Jam personi më i lumtur në botë. Të premtoj se do të jem bashkëshorti dhe babi më i mirë”, ka shkruan Brooklyn.
Gjithashtu, Peltz ka shkruar se sa e lumtur është që do të kalojë gjithë jetën me Brooklyn Beckham.
Prindëri David dhe Victoria gjithashtu i janë gëzuar këtij lajmi, shkruan “Bota Sot”.
Victoria nga një postim ka shprehur lumturinë, ku ka shkruar se nuk do të mund të ishin më të lumtur.