‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin që një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të cilit 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për tu groposur.

Lajmi, siç u tha më vonë, ishte i rremë ndërkohë që sot, media italiane flet për një ish senator italian të arrestuar dhe lidhjen e tij shqiptare, që duket se qëndrojnë pas një skeme që kishte si qëllim rrëzimin e qeverisë shqiptare.
Bëhet fjalë për ish senatorin italian, Sergio de Gregori, tashmë të arrestuar, që siç shkruan e përditshmja Il Fatto Quotidiano, në 2017, kishte financuar aktivitetet e një këshilltari aktual të presidentit Ilir Meta, që nga ana tjetër, i kishte ngarkuar atij detyrën të organizonte një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare. Sipas dokumenteve të operacionit të quajtur ‘Pianeta Italia’, ish parlamentari italian që në 2008 u bë i njohur për kontributin në rënien e qeverisë Prodi, akuzohet për shantazh dhe riciklim parash.
Për lajmin në fjalë Rama ka reaguar në twiiter ku shkruan se:Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu