“Europa s’e ka mbajtur fjalen per shqiptare” Rama: “PO”-ja e BE varet nga çfare duan apo s’duan ata – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Në fjalën e tij në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë e kjo i dedikohet SHBA-së. “Nëse sot në rajonin tonë shqiptarët janë më mirë se asnjëherë tjetër krahasuar me të shkuarën e vështirë, kjo në radhë të parë i dedeikohet marrëdhënies speciale me SHBA dhe qasjes së SHBA ndaj shqiptarëve e vetë rajonit. i shkojnë më së mirë kësaj marrëdhënieje dhe përkushtimit të shqiptarëve, fjalët e Nolit që thotë për Amerikën një vend kaq i madh që tërheq drejt paqes universale lirisë e demokracisë. Shumë kush ndaj partnerëve tanë, e shikojnë këtë marrëdhënie si një shprehje deri diku naive të kuptimit tonë për botën e jo rrallë ka ndodhur ajo që ndesh një lloj buzëqeshje e të keqardhur si popull si komb ndaj SHBA. Është shumë vështirë që mund të kuptohet nga të tjerët Pse e kësj marëdhënie që është e lidhur thellë edhe me ato c’ka ne kemi përjetuar si popull në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Këto kanë ndikuar thelbësisht në vetëdijen tonë, ashtu sikundër nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohesh SHBA. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues të politikës së SHBA pas luftës së ftohtë. një pasqyrë që nisi me një konflikt të madh pastaj u shkua në bomba dhe nga bombat jemi në kushtet ku flasim për intensifikim të bashkëpunimit rajonal. Jemi ende larg të zgjidhjes përfundimtare të paqes sa kohë nuk ka zgjidhje të konfliktit të trashëguar të konfliktit mes sebisë e kosovës. Emërimi në këtë fazë delikate të jetës politike të ballkanit i dy personalitete krejt të ndryshëm përbëjnë një shenjë kuptimplotë interesimi e fokusi që është i domosdoshëm nga ana e SHBA mbi rajonin. “ tha Rama ndërsa komentoi edhe një herë vendimit e BE-së për t’i thënë JO çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. “Pozicioni i BE është dobësuar tej mase, dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase. Vendimi i BE i dha një goditje jo fort të vogël besueshmërisë së vet. Kemi një nga shembujt më flagrant të mungesës për të mbajtur fjalën. Është një tërësi shtetesh që funksionon në bazë të konsensusitm e kam fjalën këtu për rastin e kushtëzimit absurd që u mor në konsideratë dhe u pasua me liberalizimin e vizave për kosovën e marrëveshjen me Malin e Zi. Ajo që mbetet e padiskutueshme dhe e palëvizte është që shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër se të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë. në fund të ditës ajo që të gjithë ne duhet të kuptojmë është se nuk i bëjmë reformat as për BE e SHBA, nuk kërkojmë gjithë këto ndryshime të domosdoshme se na kërkohet nga ata po sepse e kërkon destinacioni ynë. Mungesa e një vendimi të merituar për Shqipërinë, ka goditur psikologjikisht të gjithë, ‘Po’ e BE-se lidhet me burim energjie për të cuar para reformat, por në pikëpamjen faktike nuk ka ndryshuar asgjë sepse të njëjtat gjëra që Shqipëria duhet dhe do të bënte pasi se të merrte ‘Po’-në të njëjtat gjëra duhet e do të bëjë, pavarësisht se Po-ja nuk erdhi e mund të vijë në muaj e ardhshëm apo në vitet e ardhshëm kjo nuk varet nga Shqipëria, kjo varet nga cfarë duan apo s’duan ata. Nuk është e pamundur që të flasësh për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE e mos prekesh reformën në drejtësi e cila pa SHBA “ tha Rama. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu