Ermal Fejzullahu reagon ashpër: Turp të ankohen këngëtarët se nuk kanë lekë

0
Gjigandi

Një debat i ditëve të fundit ka përfshirë edhe Ermal Fejzullahun. Kolegët e tij kanë reaguar masivisht për pakësimin e punës pas ndalimit të muzikës nga qeveria. Në një intervistë për “Ora Verore” Ermali tha:

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”.

Kujtojmë se Ermali e ka treguar gjithmonë hapur natyrën e tij bamirëse. Ai ishte ndër të parët që ndihmoi familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar 100 mijë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu