Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha se autoritetet turke e kanë zënë një bashkëshorte të ish-liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, më shumë se një javë pasi ai e vrau veten gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane.
“Shtetet e Bashkuara thanë se Baghdadi e vrau veten në një tunel. Ata e filluan një fushatë komunikatash për këtë. Por unë po ju njoftoj për herë të parë se e kemi zënë gruan e tij dhe nuk e kemi bërë të madhe këtë gjë si ata”, tha Erdogan.
Një zyrtar i lartë turk tha më herët këtë javë se Turqia i ka arrestuar motrën e Al-Baghdadit, burrin e saj dhe vajzën e tyre, të cilën ai e kishte me një tjetër grua. Ky zyrtar kishte thënë se shteti mund të marrë informata nga personat e arrestuar rreth operacioneve të ISIS-it.
Baghdadi nuk ishte i njohur më parë, para se të bëhej lider i grupit famëkeq që i mori nën kontroll disa territore të mëdha në Irak dhe Siri nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Liderët botërorë e kanë mirëpritur lajmin për vdekjen e kreut të ISIS-it, por kanë paralajmëruar se ky grup ende paraqet kërcënim për sigurinë në Siri dhe në vende të tjera, shkruan “Reuters”, transmeton.