‘Enver Hoxha ishte homoseksual’/ Gazetari: Po me këtë do merret ‘studiuesi’ Auron Tare?!

0
Gjigandi

Gazetari Flamur Vezaj, që prej disa vitesh jeton dhe punon në SHBA, ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për ti kthyer përgjigje pretendimeve më të fundit të studiuesit Auron Tare.

Ky i fundit pretendon se, duke kërkuar gjatë në dosjet arkivore të Sigurimit të Shtetit të CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja, ka zbuluar se Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë agjentë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit, UDB-së, CIA-s dhe jo vetëm.

Por Vezaj i kërkon Tares të zgjerojë fushën e tij kërkimore pasi aty do të gjejë edhe fakte të cilat tregojnë se, diktatori Enver Hoxha ka qenë homoseksual.

Postimi i plotë i gazetarit:

RonaTyra

“Enver Hoxha ishte homoseksual!

Në disa raporte te CIA-se që janë deklasifikuar lexon në kohë të ndryshme dëshmi që Enver Hoxha ishte homoseksual (cit.pederast)! Biles në një rast thuhej se kishte qenë “dylber” i një tregtari të lekurave të kafshëve! Ka pas aq shumë raporte e shkrime në mediat e huaja, sidomos rrëfimet e telegrafistit dhe përkthyesit Ilir Bulka në vitin 1987! Edhe para këtij viti janë disa të dënuar ose familjarë të të vrarëve që kanë rrëfyer në atë kohë dhe më pas për homoseksualitetin e diktatorit! Për këtë fakt ka edhe shumë shkrime e referenca arkivore të studiuesit Kastriot Dervishi etj!

”A thua “studiues” të llojit Auron Tare do merren me këtë fakt shumë interesant se me lajme të tilla përveç vëmendjes ka edhe klikime!? #NaMbytënSigurimsat#”, shkruan Vezaj në postimin e tij.

Enver Hoxha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu