Elvis Kosova fitues i Drag Race të parë për këtë vit

0
Gjigandi

Elvis Kosova është fitues i garës së parë Drag Race për këtë vit, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Garuesi nga Shqipëria me Nissan GTR ka pasur kohën më të shpejtë, pasi distancën prej 402 metrave e kaloi për 09.436 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 266.66 kilometra në orë.

“Ishte një garë e mirë, me numër të konsiderueshëm të garuesve dhe organizim të mirë. Ne jemi të kënaqur me fitoren tonë, ndërsa besojmë se do të marrim pjesë edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Indri Hoxha, përfaqësues i ekipit të Elvis Kosovës.

Kohën e dytë më të mirë e pati Labinot Maliqi me Golf II, i cili në cak arriti për 10.100 sekonda, ndërsa i treti ishte Alton Potera me Audi S8 me kohën 11.679 sekonda.

Risi e garës së sivjetme ishte pjesëmarrja e garueseve femra, që ndodhi për herë të parë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion.

RonaTyra

Gara është përcjellë nga një numër i vogël i shikuesve, pasi për fat të mirë shumica e dashamirëve të automobilizmit e respektuan lutjen e FASK-ut (Federata e Auto Sportit e Kosovës) që për shkak të situatës së krijuar me pandemi të mos shkojnë në Sllatinë, ndërsa FASK ua mundësoi që garën ta përcjellin në transmetim televiziv.

Pjesëmarrës në garë ishin garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Veriut dhe diaspora.

Rezultatet

Femrat
1.Pranvera Xhferi (Audi Q8) 15.547
2.Bruna Tafili (BMW) 16.049
3.Ermira Topalli (Land Rover) 16.505

Meshkujt (Divizioni AWD)

Klasa 9

Elvis Kosova (Nissan GTR) 09.436

Klasa 10

Labinot Maliqi (Golf II) 10.100

Klasa 11

Alton Potera (Audi S8)11.679

Drilon Iseini (Nissan GTR) 12.492

Ardian Prekupi (Golf III) 13.598

Klasa 12

Jaha Vllahiu (Golf III) 12.346

Muzafer Beka (Audi A3) 16.277

Klasa 13

Drilon Buduri (Audi S3) 13.194

Erjon Loci (Audi S3) 13.549

Burim Habibaj (Golf II) 14.773

Klasa 15

Dardan Krasniqi (Audi A7) 16.538

Divizioni FWD
Klasa 11

Lavdat Vllahiu (Golf II) 12.081

Klasa 12

Sadat Rama (Golf II) 12.752

Leutrim Isufi (Golf II) 13.985

Klasa 13

Lavdim Shala (WV Polo) 13.200

Rexhep Alija (Golf II) 13.644|

Armend Islami (Golf III) 15.010

Klasa 14

Lorik Badalli (Golf V) 14.358

Blend Rexha (Golf VI) 15.083

Klasa 15

Triumf Thaqi (Golf II) 15.315

Ergiz Cela (Golf IV) 16.020

Fisnik Asllani (Opel Calibra) 15.621

Klasa 16

Ardit Namligjiu (Opel Corsa) 16.139

Divizioni RWD
Klasa 13

Behar Emerllahu (BMW) 13.153

Florent Blakqori (BMW) 13.700

Florian Gjinaj (Mercedes C) 13.635

Klasa 14

Arianit Haxholli (BMW 330i) 14.317

Alban Cakaj (BMW 325) 14.410|

Reshat Pulaj (Golf III) 14.632

Klasa 15

Klajd Celaj (Mercedes) 15.234

Kastriot Grajqevci (BMW) 15.425

Jahir Maloku (BMW) 15.145

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu