Ekzekutohet me armë zjarri 34-vjeçari në Mirditë, policia “blindon” zonën | Lajmi i Fundit

0
4
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Mirditë. Një 34-vjeçar me inicialet E. Z. është ekzekutuar me armë zjarri.
Nga të dhënat e para të policisë, raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë, në Fan-Mirditë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasjeje. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë “blinduar” zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mirditë /Informacion paraprakNë fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu