Një eksperte e seksit zbulon të gjitha në lidhje me pjesën ‘misterioze’ estrogjene – ‘Pikën G’.
Daily Star Online intervistoi eksperten e seksit Annabelle Knight për këshillën e saj në lidhje me temën intime, transmeton lajmi.net.
Megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u gjetur, disa vënë në dyshim ekzistencën e ‘Pikës G’.
Shkencëtarët gjithashtu kanë vënë në dukje se disa gra nuk kanë zonën erogjene në fjalë.
Pavarësisht spekulimeve, zona e orgazmës mund të arrihet tek shumica e grave.
“Jo çdo grua ka ‘pikën G’, por rreth 60% e tyre po”, deklaroi ekspertja e seksit.
Ekspertja këshillon që të eksperimentoni me veprime të ndjeshme për të zbuluar se çfarë i shtyen gratë të arrijnë më shpejt tek orgazma.
“‘Pika G’ shtrihet në muret e para vaginale, rreth 5-8 cm mbi hapjen e vaginës”, sipas Annabelle.
“Është më e lehtë për t’u gjetur nëse gruaja shtrihet në shpinë dhe e fut gishtin e mesëm në vaginë”, deklaroi tutje ajo.
“Pjesa estrogjene duhet të ofrojë ndjesinë e prekjes së ndonjë objekti të fortë, gati sa sipërfaqja e një arre”.
“Indet që rrethojnë mitrën, të quajtur sfungjerë uretral, do të fillojnë të fryhen”.
Sipas saj, zona e ënjtjes njihet si ‘Pika G’.