Këngëtarja e zhanrit popullor, Edona Llalloshi, vazhdon të mbetet ndër më të dashurat për publikun.
Edona është mjaft aktive në rrjete sociale, ku sjell më të rejat nga jeta e saj profesionale e personale.
Ditë më parë ajo ka paralajmëruar publikimin e tetë këngëve nga “Akustikë në Karantinë”, të cilat po i publikon në mënyrë të një pas njëshme.
Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e tretë me radhë.
Në secilin klip të këtyre këngëve ajo shfaqet unike, për vizualitetin e së cilës është përkujdesur EMF Creative.
Ndërkaq, i publikuar në platformën digjitale YouTube, projekti ka rezultuar i suksesshëm dhe mjaft i dëgjuar.