Lionel MeSsi dhe Luis Suarez janë në pushime pas sezonit të pasuksesshëm në La Liga dhe si në pushimet e fundit, dy bashkëlojtarët kalojnë bashk pushimet vjetore.
Zgjedhja e tyre është Ibica, ku para disa ditëve janë së bashku me familjet e tyre. Atje yjet e Barcelonës, shfrytëzojnë shërbimet luksoze, e në mes tyre dhe anijën luksoze, e cila është kapur nga kamerat e fotoreporterëve botëror.
Anija mban emrin “Lex Majora 24S” dhe për të shfrytëzuar atë, në bazë ditore, duhet të pagohet plot 7.500 euro.
Anija impressive ka katër kabina, solarium dhe shumë obcione për lojrat me ujë, që do të kënaq në veçanti fëmijët e futbollistëve.