E pranon Cech: Nuk isha i lumtur që Courtois u bë numri 1

0
Gjigandi

Cech ka kujtuar momentet që nxitën largimin e tij drejt Arsenal.

Petr Cech do të mbetet një nga ikonat e skuadrës së Chelsea. Gardian çek pati vitet më të mira në kampin ‘Blu’ të Londrës, ku edhe fitonte Ligën  e Kampionëve.

Por, pas transferimit të Thibaut Courtois në ‘Stamford Bridge’, Cech humbi pozitën e titullarit.

Portieri çek ka zbuluar së fundmi se ai nuk ishte aspak i lumtur me vendimin që belgu të bëhej numri 1. Kjo edhe duket të ketë qenë shtysa kryesore për largimin drejt kampit të kuq në Londër.

“Nuk isha aspak i lumtur. Mund të shihja se sa fort punoja në fazën parasezonale. Nuk kishte asnjë shenjë se nuk mund ta mbaja pozitën time”, ka thënë Cech.

RonaTyra

“Por, në një skuadër futbolli, ti mund të kesh vetëm një portier që luan çdo javë, dhe për fat të keq, kjo ishte ajo që ndodhi”, shtoi çeku.

“Thibaut ishte shënjuar si e ardhmjae klubit, me gjithë potencialin dhe kualitetet e tij. E kuptova se zgjedhja ishte bërë, edhe pse nuk mendoja se ishte koha ime. Largimi nga Chelsea ishte vendimi më i vështirë që duhej ta merrja”, ka thënë ndër të tjerash Cech.

Petr Cech pastaj kaloi te rivali lokal i Chelsea, Arsenal, ku edhe ati pati disa paraqitje të mira. Pastaj ai u pensionua nga futbolli, duke vazhduar karrierën në hokej, po ashtu si portier. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu