‘E nxorën portin e Sarandës gjoja pa fitim, skemë vjedharake e pushtetarëve, PPP duhet anuluar’ – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, praktikat korruptive paraprake për dhënien e PPP! Bëhet fjalë për portin e Sarandës dhe faktet renditet nga një agjent detar, që është kërcënuar pikërisht pse ka qenë kundër dhënies së portit me koncension. “Lexoni denoncimin e agjentit detar në portin e Sarandës,” shkruan Berisha në vijim.
Përshëndetje Dr. Berisha.

Unë quhem agjent detar në portin e Sarandës. Po ju shkruaj sepse disa herë më kanë kërcënuar ne telefon, persona që janë të lidhur me kompaninë që ka marrë portin Limion Sarandë, për arsyen se unë dhe shumë agjenci detare kemi qënë dhe jemi kundër dhënies së portit Limion me PPP.
Drejtori i portit, Sotir Davella, bashkë me të tjerë, për ta bërë më të lehtë dhënien me koncesion të portit, e nxori sikur porti ishte pa fitim, kur porti vetëm për një hyrje autoboti të merr 50.000 lekë të vjetra. Imagjinoni se sa hyjnë çdo ditë në atë port.
Një skemë korruptive dhe vjedharake e pushtetarëve dhe oligarkëve, ky koncesion duhet anuluar menjëherë, sepse është shkatërrimtar për të gjitha bizneset që operojnë në portin Limion Sarandë. Faleminderit. Publikojeni.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu