E habitshme, rrogë 500 euro në muaj + akomodim, ky  klub kërkon futbollistë

0
Gjigandi

Në kushtet kur të gjithë janë aktivë në rrjetet sociale dhe kryesisht Facebook, thuajse çdo klub sportiv ka një llogari online.

Klubi i futbollit Spartak Varna që bën pjesë në ligën e dytë bullgare ka kërkuar lojtarë nëpërmjet një njoftimi në facebook.

Bullgarët po kërkojnë një mbrojtës dhe një mesfushor, që të përshtatet me skemën 3-5-2 të trajnerit Kyriakos Georgiuo.

Propozimi në njoftim është një periudhë prove një javore, ndërsa më pas do të firmoset ose jo kontrata.

Rroga varion nga 400 në 500 euro dhe akomodimi është në ngarkim të klubit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu