Forcat “Shqiponja” parandaluan një ngjarje të rëndë e cila po ndodhte para Kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë.
Një 39 vjeçar ka tentuar t’i vendosë zjarrin vetes me benzinë por fatmirësisht është ndaluar nga forcat “Shqiponja” duke parandaluar kështu një tragjedi. Ai u shoqërua në polici ku dhe ka rrëfyer se shkak për këtë veprim është bërë marrja e patentës nga ana e policies. 39 vjeçari është me profesion taksist, punë me të cilën mban familjen e tij.