Dyshohet se punonte si prostitutë, flet burri i 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali

0
Dyshohet se punonte si prostitutë, flet burri i 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali
Gjigandi

Një goditje në zemër! Kështu shkruajnë mediat italiane për Leonard Markun, bashkëshortin e 35-vjeçares Nevila Pjetri, e cila u gjet e vdekur buzë lumit Parmignola.

Ata ishin martuar para një viti, jetonin në Altela, një fshat i vogël në Massa dhe kishin një vilë të vogël me një kopsht përpara.

Mediat kanë shkruar se Marku e ka mësuar tragjedinë mëngjesin e së dielës kur në derë i trokitën karabinierët. Ditën e djeshme Leonard Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20:00. E prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët. E doja shumë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari.

Vetë Marku punonte si kopshtar në një kamping përgjatë bregdetit.

RonaTyra

Nevila Pjetri, 35 vjeçe, e cila dyshohet se punonte si prostitutë, u gjet gjysmë e zhveshur në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara. Ajo u dhunua dhe më pas u qëllua me një plumb pas koke. Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak.

Sipas hetimeve paraprake dyshimet e para janë që ngjarja të ketë lidhje me botën e prostitucionit. Mendohet që vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares u hodh në vendin ku u gjet.

Jo shumë larg skenës së krimit u gjet makina e viktimës. Po ashtu, autoritetet janë vënë në kërkim të një makine, në të cilën disa dëshmitarë thonë, se ka hipur gjatë orëve të vona të natës Nevila Pjetri. Autori i kësaj ngjarje të rëndë nuk ka lënë asnjë gjurmë duke e bërë deri më tani të pamundur identifikimin e tij./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu