Dy sportistët e Kosovës përzgjidhen për studime në akademinë ushtarake “West Point” në SHBA

0
Gjigandi

Dy karateistët e Kosovës Vesa Ibrahimi nga klubi i Karatesë “Drita”, Gjilan dhe Andrin Vuthaj KK “E&E Wazari”. Istog tani janë kadetët e FSK-së të përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024 në akademitë ushtarake të SHBA-së, respektivisht Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point.

Ata u priten nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Hasan Hoxha dhe këshilltari ushtarak në Kabinetin e Komandantit të FSK-së, Major Jaser Mulla si dhe Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë Kolonel Ryan Nichols dhe Shefja e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së, Major Courtney Olson.

Kryetari i Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi u dëshiron shëndet e shumë suksese në rrugëtimi e tyre, duke uruar qe te jenë në çdo drejtim kampion sikurse qe ishin në karate, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu