Policia e Holandes njoftoi mbremjen e djeshme se ka sekuestruar sasinë më të madhe te eurove ‘cash’ prej 12.8 milion eurosh të ndara në disa valixhe.
Sipas mediave holandeze ‘pronarë’ të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.
Operacioni i madh policor mesohet se filloi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.
Shefi i policisë së Amsterdamit ka deklaruar se kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.
Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, tha se: “Bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës. Të dyshuarit jetojnë plotësisht nën radar dhe kanë shumë ndërtesa të shtrenjta në përdorim.”