Dy penallti e shpëtojnë Juventusin nga disfata e parë kundër Atalantas në 19 vjet

0
Gjigandi

Juventusi për pak sa s’e pësoi disfatën e dytë radhazi në Serie A, por dy penallti të shënuara nga Cristiano Ronaldo i ndihmuan Juves të barazojë kundër Atalantas me rezultat 2:2, përderisa Atalanta po luftonte për ta marrë fitoren e parë kundër Juventusit që nga vitit 2001.

Përkundër që ishte mysafire e Juventusit në Allianz Stadium, Atalanta e dominoi Juventusin plotësisht – si në posedim të topit, ashtu edhe me numër te tentimeve për të shënuar gola.

Për të shkuar drejt shpresës për  fitoren e 11-të radhazi në të gjitha garat, Atalanta e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 16-të, kur Duvan Zapata e turpëroi Rodrigo Bentancurin dhe e mposhti edhe portierin Wojciech Szczesnyn.

Megjithatë, Juventusi e bëri një tentim për t’u kthyer në lojë në minutën e 55-të, kur Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Penalltinë e fitoi Paulo Dybala, harkimi i së cilit u ndal me dorë nga lojtari i Atalantas, i cili megjithatë e kundërshtoi fuqishëm vendimin e gjyqtarit.

Por, Juventusi nuk arriti të kthehet në lojë ashtu siç kishte shpresuar, pasi që dominimi i Atalantas vazhdoi dhe kështu mysafirët e gjetën sërish golin në minutën e 80-të, kur shënoi Ruslan Malinovkyi.

RonaTyra

Një penallti e akorduar në minutat e fundit të ndeshjes arriti t’ia shpëtojë Juventusit një pikë nga kjo ndeshje, pasi që Cristiano Ronaldo u tregua sërish i saktë nga 11-metërshi.

Tani, Juventusi e mban kreun e Serisë A me tetë pikë epërsi ndaj Lazios, ndërsa Atalanta mbetet në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Lazio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu