Të shtunën testet fizike dhe testet për Covid-19 për gjyqtarët dhe vëzhguesit

0
Gjigandi

Të shtunën me datë 30.05.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00 do të mbahen testet fizike si dhe testimet për COVID-19.

Lista e pjesëmarrësve të cilët duhet të jenë të pranishëm në stadium në orën 10:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, pjesë

marrësit e këtyre testeve duhet t’u përmbahen rekomandimeve si në vijim:

Nuk duhet marrë me vete asnjë shoqërues, përveç atyre që janë në listë

RonaTyra

Secili duhet të mbajë dorëza dhe maska

Duhet mbajtur distanca fizike, së paku 2 metra

Pjesëmarrësit do të ulen në stadium tek pjesa perëndimore e tribunave P1, (prapa bankinës mysafire).

Duhet lënë të zbrazëta së paku 6 karrige dhe 2 rreshta mes vete.

Luten pjesëmarrësit e këtyre testeve që të mos krijojnë tollovi dhe të ndjekin rekomandimet e mësipërme dhe ato që dalin nga IKSHP-ja, njofton Komisioni i Gjyqtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu