Dy partnerët e NYPD morën një test ADN-je, e cila rezulton se ata janë 100% … kushërinj

0
Gjigandi

NYC: Dy Oficerët e NYPD zbulojnë se janë kushërinj të dytë, gjyshet e tyre, janë motra, shkruan shtypi njujorkez, raporton Bota sot nga Nju Jork.

Dy Oficerët e NYPD Harley Greco dhe Tyler Barbour të cilët thuhet se kanë punuar së bashku për gati gjysmë viti, në të njëjtin stacion policie, dhe me të njëjtën makin patrullim të policisë nuk e kan ditur asnjëherë se janë kushurinjë në mes veti, trasmetuan tetevizionet e qytetit dhe shkruajn gazetat sot.

« Këta oficerë kanë punuar krah për krah për muaj të tërë dhe vetëm tani e zbuluan se janë kushërinj » shkruan Daily News e përditëshmja e New Yorkut.

Dy partnërët në zonën e stacionit të policisë 19-të, në Manhattan NY dyshja – të cilët janë të dy nga Long Island – kohët e fundit zbuluan se ata kanë një lidhje që shkon përtej uniformës blu.

RonaTyra

“Gjyshja ime më thirri dhe më tha: A e njeh një Tyler Barbour?” Dhe unë i thashë – po, unë thjesht shkova në dasmën e tij – ky është partneri im, “” shpjegoi PO Greco. “Dhe ajo tha mirë, sepse ky është gjithashtu kushëriri juaj.” 

Pra, tani, ata nuk janë vetëm partnerë por kushërinj.

Zbulimi i çuditshëm erdhi edhe nga të gjitha rrjetet sociale në internet- ku në pjesën e komenteve të faqes së rajonit të policisë 19-të të Facebook-ut filluan diskutimet rreth tyre.

“Gjyshja ime e komentoi këtë lidhje tonën, dhe kushëriri i saj në fakt u përgjigjë menjëher duke komentuar të njëjtën gjë gjithashtu,” tha Greco.

Dhe gjyshja e kushriri e saj shkëmbyn mesazhe ku të dy zbuluan se të dy kishin të afërmit e tyre të njëjtë në rajonin ecpolicisë në zonën e 19-të, shkruajn gazetat e qytetit sot.

Pastaj ajo që zyrtarizoi këtë lidhje gjaku mes dy oficeravec të policisë ishte një test i ADN-së , i cili përcaktoi lidhjen e përbashkët të gjakut midis oficerit Greco dhe oficerit Barbour, të panjohura për ta, më parë që gjyshet e tyre të mëdha ishin motra.

“Ishte padyshim e çuditshme,që ne shoqërohemi aq mirë pa e ditur sa me të vërtetë ishte aq befasuese. Por është padyshim një botë e vogël, “tha Greco.

“Tani ne thirremi nga kolegët tanë në rajonin e policisë 19-të në Manhattan si makina e patrullimit e dy kushërinjve,” tha Barbour. “Ky është emri i makinës sonë patrulluese – është makina cuz.”

“Ne kemi qenë gjithmonë të ngushtë, me njëri tjetrin – ne kemi shkuar gjithmonë shumë të mirë me njëri-tjetrin, e kështu që jo shumë ka ndryshuar,” tha Greco.

Dy Oficerët e NYPD , Barbour dhe Greco me gjithë familjet e tyre i thanë gazetarve njujorkez që të dy familjet do të mblidhen për herë të parë për darkën e Falënderimeve-Thanksgiving.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu