Duket si ajvar, por në fakt nuk është: Kafjall i shpejtë, i shijshëm dhe i shëndetshëm

0
8
Gjigandi

Fantastike për t’u shijuar dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur

Përbërësit:

– 3 speca të kuq,
– 1 patëllxhan,
– 5 thelpinj hudhre,
– kripë, piper
– vaj ulliri,
– sipas dëshirës: një lugë çaji verë ose uthull molle.

shutterstock

Përgatitja:

Lani perimet dhe i prisni imët – në copa 2 – 3 cm.

Vendosni tavë letër pjekjeje. Perimet i radhisni në një rresht në të gjithë tavën, shtoni hudhrën e pastruar. E piqni në furrë të parangrohur në 200 gradë celsius për 45 minuta.

Hidhini perimet e pjekura dhe pak të ftohta në blender, shtoni kripë dhe piper. Shtoni pak vaj ulliri, më pas përzieni në blender. Nëse është e nevojshme, shtoni gradualisht më shumë vaj ulliri derisa të merret tekstura e dëshiruar.

Provoni dhe mundësisht shtoni edhe pak kripë dhe piper, sipas shijes.

Ruajeni në frigorifer në një kavanoz të mbyllur mirë.

Shënim: Mund të shtoni një lugë çaji verë ose uthull molle dhe përzieni mirë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu