Elsedi Hysajt, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme në sfidën e kampionatit ndaj Sasuolos. Ky ishte goli i parë në Serinë A për shqiptarin, i cili mori elozhe të shumta edhe nga mediat italiane, për mënyrën e realizimit të atij goli si dhe paraqitjen e bërë në fushën e lojës.
Ndërkohë që ditën e sotme nuk kanë munguar as përgëzimet nga presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në “Facebook” ka shkruar:
“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt!
Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime”.