Duhet të japim një ‘Po’ për Shqipërinë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Greqia mbështet çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE ndërsa thekson se një përgjigje kundër çeljes së negociatave dhe veçanërisht ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut mund të shkaktojë destabilitet në rajon. Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor. “Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë”, është shprehur ministri grek. Ai gjithashtu ka vlerësuar plotësimin e kushteve nga të dy vendet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian. “Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, ka deklaruar ministri grek. Greqia është ndër vendet anëtare të BE dhe vota e saj ka po të njëjtën rëndësi si ajo e Holandës e Francës apo e Gjermanisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu