Analisti Dritan Shano thotë se kryeministri Edi Rama ka futur reformën zgjedhore në një spirale për qëllimet e veta politike.
I ftuar në studion e RTV Ora, Shano nënvizon se Rama ka marrë sinjale që shqiptarët janë bërë pishman për bastin që vunë me të dhe tani po tenton të ndryshojë online Kushtetutën për t’i garantuar vetes pushtetin.
Dritan Shano: Kryeministri Edi Rama ka futur reformën zgjedhore në një spirale me dëshirat,synimet dhe taktikat e veta politike, pa asnjë arsye. Sikundër po e vëmë re ne, por, dhe partnerët tanë strategjik. Ajo që po ndodh është se kryeministri ka sinjale që shqiptarët janë bërë pishman për bastin që vunë me të dhe po tenton të maksimalizojë çdo mundësi që i jepet për shkak të maxhorancës që ka në parlament dhe nuk ka opozitë. Parlamenti është monist.
Kryeministri po tenton të përdorë këtë shans që ka për ti mundësuar vetes një fitore ose komfort në konfrontin e ardhshëm elektoral duke shkelur me të dyja këmbët marrëveshjen që mezi u arrit. Përmes dhunës së parlamentit po tenton të ndryshojë online, kushtetutën, në mes të pandemisë për një trill të vetin për ti garantuar vetes së tij pushtetin.
Të jemi të qartë ai nuk ka kërkuar qeverisjen e vendit por pushtetin për përfitime të drejtëpërdrejta dhe për këtë po bën tani.
Analisti Shano beson se ndërkombëtarët do të reagojnë kundër asaj që e quan “sjellje kapricoze, thuajse kriminale e gjakftohtë të kryeministrit përkundër Kushtetutës dhe ndryshimeve të Kodit Zgjedhor pa dakordësinë e palës tjetër”
“Ky është një hap larg terrorizmit politik në këtë vend. Ka pamjen e një puçi shtetëror. Unë mund të bëjë çfarë të dua dhe ju nuk mund të më bëni asgjë. “
Dritan Shano: Madje shkon më tej dhe thotë se vetëm një presion ndërkombëtarë mund ta ndalë Edi Ramën
Dritan Shano: “Ky njeri duhet ndalur sa nuk është vonë. Në këtë mes shpresoj që ky njeri realisht të detyrohet ti vërë gishtin kokës përmes kryesisht një presioni ndërkombëtar, pasi parlamentin e ka në dorë dhe në këto momente nëse trill ii tij ka qenë për të ndryshuar kushtetutën nesër do kërkojë të ndryshojë cdo gjë pa dhënë asnjë arsye të mirëfilltë.“
Edhe analisti Dritan Kaba i ftuar po në studion e RTV Ora është i të njëjtit mendim se parlamenti aktual është monist.
Dritan Shano: “Në parlament nuk ka opozitë. Rama po tenton të krijojë kushte sa më të mira që të mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Është kaq e thjeshtë. Është logjikë gjakfortë.. Në parlamentin shqiptar nuk ka forca që të mund ta ndalojnë Ramën ta bëjë këtë gjë, përkundrazi do të përpiqen të përfitojnë ndonjë benefit të vogël siç kanë bërë dhe herët e tjera”
Dritan Kaba: “Rama edhe sikur të mbledhë një asamble kushtetuese e ta shpallë veten Mbret ata deputetë që janë aty do e miratojnë“