Dragan Xhajiç, ik e zhduku diku, se edhe miku të bëri për faqe të zezë! Fjalët që ia dridhen….

0
Gjigandi

Sa e sa herë kemi shkruar se Dragan Xhajiçi është president nderi i klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit dhe dhelpra më dinake, që merre më poshtërsi, duke bërë skenarë ogurzeze. 

Xhajiçi e gjuan gurin e fsheh dorën, por së fundi nuk mundi të fshihet, doli ashiqare përkrah një komandantit të paramilitarëve serb, i quajtur kapiten Dragani!  E doli së bashku me Zvezdan Terziqin, drejtor i përgjithshëm i klubit, ia dhuruan fanellën me numër 1 kriminelit si kapiten Dragani! Në vend që i pafytyri Xhajiçi ta përzë nga zyra kapiten Draganin dhe të kërkojë që ata të janë sa më larg klubit, ai doli dhe u mburrë me krimet e tija. Ish komentatori i njohur sportiv, serbi Millojko Pantiq, nuk la gjë pa i thënë Xhajiçit e Terziqit dhe përgjithmonë hoq dorë nga simpatia për Zvezdën!  

Kur nderohet Dragan Vasiljkoviq, kapiten Dragan, kjo do të thotë se Xhajiçi e përshëndeti edhe e përgëzoi një njeri kriminel, që ka bërë krime ndaj kroatëve dhe boshnjakëve! 

Kapiteni Dragan kaloi 13 vjet e gjysmë në burg për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

“Javën e kaluar, Dragan Xhajiç dhe Zvezdan Terziq varrosën Zvezdën tonë duke ia dorëzuar fanellën kapitenit të luftës Kapiten Dragan. Ai ishte i koduar me nofkën e luftës Kapiteni Dragan, i cili u kthye në Serbi dy muaj më parë pas 13 vjet e gjysmë burg në Kroaci dhe zotërinjtë Xhajiç e Terziq, e dini se ku ishte ai anëtar i ri nderi i klubit më 29 maj 1991? 

RonaTyra

Ai qëlloi në bashkatdhetarë, lojtarë tuaj në atë kohë, si Robert Prosineçkin dhe Refik Shabanhaxhoviqin. Njeriu që udhëhoqi formacionet paraushtarake në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka deklaruar Pantiq. Ish komentatori sportiv e bëri për faqe të zezë dhelprën dinake Xhajiçin, ish futbollistin serb. Xhajiçi më mirë e ka të ik e të zhduket diku, mos të dal në opinion dhe të kërkojë falje për këtë turp!

Edhe vitin e kaluar në muajin tetor, si faqezi ndërseu Cërvena Zvezdën drejt Kosovës dhe me bindje se do të futet brenda e të zhvillon ndeshjen e Kupës së Serbisë me Trepçën fantome, por nuk ia doli sepse u kthye pas nga policia e Republikës së Kosovës. Aty fare në kufij nuk u duk Xhajiçi, por këlyshët e tij dhe ai skenar i dështoi keq! Xhajiçi, është njeriu i skenarëve famëkeq dhe i zhvillimit të garave ilegale në Kosovë nga disa klubet serbe.

Pantiqi e bëri kahre, duke ia numëruar të gjitha dhe hoqi dorë publikisht nga dashuria e Zvezdës!
Xhajiçi, nuk mundet pa paramilitarë, siç e kishte një kohë Arkanin, tani e ka nderuar faqeziun kapiten Dragan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu