Një ngjarje e rëndë shokoi opinion publik në Australi dhe jo vetëm. Një ish-lojtar Regbi në Australi i vuri flakën makinës ku ishte e shoqja dhe tre fëmijët.
Ata humbën jetën të gjithë, ndërsa më pas raportohet se ai ka qëlluar edhe veten ne bark, duke u djegur brenda makinës bashkë me familjen.
Por, “Daily Mail” ka publikuar disa pamje të realizuara më herët, ku shihet babai teksa luante dhunshëm me djalin e tij 3-vjeçar.
Ai i përplas kokën disa herë në krevat dhe duket sikur kërkon t’i thyejë qafën. Ajo që njihej si familja ideale në Brisbane të Australisë u shua në një krim horror. Rowan postonte vazhdimisht foto të fëmijëve në rrjetet sociale, duke thënë se ata ishin bota e tij.