Të rinjtë izraelitë rrëfejnë terrorin në masakrën e festivalit muzikor

0
Gjigandi

Sahar Bena Sela gjatë gjithë kohës rri i heshtur nëpër korridoret e spitalit. Qëndron i ulur në karrocë pasi është dëmtuar në këmbë dhe ka marrë një plumb në dorë. 30-vjeçari është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor, ku humbën jetën 260 të rinj. Tregon se ‘megaparty’ me tre skena dhe dhjetëra DJ, u shndërrua shpejt në një masakër.

“Ishte një ferr i vërtetë. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Unë kam qenë në dy luftëra në jetën time dhe kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Trupa të pajetë gjithandej, një masakër… Atyre nuk u interesonte nëse je burrë apo femër, në je i ri apo plak, ata janë vrasës. Ajo që kanë bërë nuk falet kurrë. Një ditë do të hakmerremi ndaj Palestinës”.

I riu mundi të arratisej, por mbeti i plagosur në krah. 30-vjeçari ndihmoi të shpëtonin disa të rinj. Në festë ishte edhe Elad Hakimi, i cili thotë se brenda pak sekondash u kthye nga parajsa në ferr.

“Gjëja që dua më shumë është të zgjohem nga ky makth, të harroj gjithçka që ka ndodhur. Gjithçka ishte kaq e mahnitshme, festa më e mirë që kam qenë në jetën time, derisa ajo në një sekondë, kaloi nga parajsa në ferr.”

Ai dhe miqtë e tij e kuptuan shpejt se duhej të shpëtonin nga breshëria e krismave që vinin nga çdo drejtim.

RonaTyra

“Rreth orës 06:30 u lëshuan raketat… Të gjithë kishin frikë, sepse nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte. Vajzat filluan të bërtasin. Nuk e dinim ku të shkonim, çfarë të bënim. Të gjithë menduan në fillim se kjo ishte normale, se do të kalonte, por qielli ishte i kuq, 300-400 raketa u lëshuan në sekonda. Në fillim menduam se ishin fishekzjarrë, pasi ishim në festë”.

Hakimi kujton se si ai dhe miqtë e tij u bënë dëshmitarë të një skene të përgjakshme.

“Ishin dy burra në motoçikleta në rrugë me kallashnikov, të cilët filluan të na qëllonin teksa po kalonim. Unë kalova përmes tyre me shpejtësi”, të gjithë kokat tona ishin ulur, plumbat fluturonin gjithandej.

Ai kujton se mundën të qëndronin në një dhomë të sigurt, në një bazë ushtarake për 12 orë. Pas orëve të gjata mbushur me frikë e ankth, ai më në fund mundi të kthehej në shtëpi.

“Ne hymë brenda kësaj baze, nuk na interesonte më asgjë dhe filluam të bërtisnim që dikush të na ndihmonte, por askush nuk na ndihmoi. Kërkuam dhe gjetëm një dhomë të sigurt dhe u fshehëm atje gjatë gjithë kohës. Kur hymë në këtë bazë kishte 50 terroristë, po prisnin, por ne fatmirësisht morëm një drejtim tjetër. Gjatë gjithë kësaj kohe dëgjoje të shtënash armësh, njerëz që vriten, ulërima. Njerëzit humbën jetën në vende të ndryshme brenda bazës.”

Pasi i shpëtoi militantëve, Hakimi kujton se u dërgoi një mesazh prindërve të tij për t’i qetësuar.

“U shkrova prindërve, i dërgova shokut tim një audio për t’u thënë prindërve të mi se nuk kam vuajtur dhe se gjithçka do të shkojë mirë”.

Në fund të intervistës me gazetarët e Agjencisë së Lajmeve Reuters, uron që Izraeli të hakmerret ndaj Palestinës.

“Shpresoj që të gjithë ata persona që janë rrëmbyer të arrijnë të shpëtohen. Uroj që ta rrafshojnë Gazën. Shpresoj që gjërat në qeverinë tonë të ndryshojnë, që dikush të marrë përgjegjësinë për atë që ka nevojë të bëhet tani”.

Vendi ku ndodhi tragjedia ishte shumë pranë kufirit me rripin e Gazës. Luftëtarët e Hamasit pritën deri në agim për të nisur sulmin, më i rëndi ndaj popullsisë izraelitë gjatë këtyre katër ditëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu