Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi ka bërë të qartë pas takimit me Ramën se opozita parlamentare nuk do votojë asnjë arrnim të Kodit Zgjedhor, madje përkundrazi do e ulë Ramën me këmbë në tokë.
Sipas Murrizit, Rama së bashku me Bashën e Kryemadhin nuk janë për lista të hapura por duan t’i shohin si votuesë shqiptarët. Ndër të tjera Murrizi shpreson tek uniteti i 28 deputetëve të opozitës parlamentare që pa dakordësi mos votojnë Kodin e Ri Zgjedhor.
Madje Murrizi ka bërë të ditur se edhe nëse pranohen listat e hapura së bashku me eleminimin e koalicioneve parazgjedhore, nuk do hiqet dorë as nga depolitizimi i administratës zgjedhor.
”I kërkuam Ramës që shqiptarët kërkojnë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Nuk votojmë asnjë buzëkuq apo arrnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk preken neni 68, Listat e Hapura. Të paktën njëherë në 30 vite rezultati mos jetë i paragjykuar. Ne nuk votojmë asgjë nga ajo që do. Rama nuk është që është pro listave të hapura. Shqiptarët nuk i duan si zgjedhës, por si votues. Shpresoj tek uniteti i opozitës parlamentare, që të ulim në tokë Ramën. Nuk besoj që jemi zemëruar me të. PPP dhe për pazare takohen me të tjerët, ne vetëm për sistemin zgjedhor.
Jo, nuk heqim dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore. Njëherë të vetme, palët pjesëmarrëse, mbi 70 parti politike të jenë të qeta dhe të qarta për rezultatet.”- tha Murrizi.