Kololli asiston në barazimin e Zurich-ut

0
Gjigandi

Skuadra e Zurich-ut importon një pikë të madhe në duel me Xamaxin, në takimin që përfundoi me rezultat1 1:1, në ndeshjen e 29-të të elitës së futbollit zviceran.  

Nuzzolo në minutën e 23-të shënon për vendasit, ndërsa pas 4 minutave (27′), Benjamin Kololli, reprezentues i Kosovës për bukuri harkon nga rivënia e këndit dhe Nathan shënon me kokë për 1:1.

Kololli është prej më të merituarve për pikën e fituar nga Zurich-u. Kololli luajti standardë deri në minutën e 90+5, ku u zëvendësua nga Mirlind Kryeziu, ndërsa titullarë luajtën Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu.

Samir Ramizi dhe Taulant Seferi kanë luajtur titullarë për Xamaxin, ky i fundit u ndërrua në minutën e 70-të. Zurich është në vend të katërt me 42 pikë, Xamaxi i dhjeti me 23 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu