“Kam luftuar për vite të tëra për të vërtetën time, por të gjithë më kanë braktisur. Nga sot, nuk do të lëviz nga varri i djalit tim, derisa të kem përgjigje”, është apeli i dëshpëruar i nënës shqiptare Lena Dodaj, nëna e Maringlenos një punëtor me origjinë shqiptare, që ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeç më 18 tetor 2011, pasi ra nga çatia e ndërmarrjes ku po punonte, në Narni Scalo.
Gruaja shqiptare kërkon që mbi historinë e djalit të saj të dalë e vërteta në dritë. Kjo është protesta e dytë e këtij lloji, pasi një e parë ishte bërë në qershor 2017. Gruaja është e vendosur të qëndrojë në varrezat e Ternit, ku prehet djali i saj.
“Unë do të jem këtu, derisa të rihapet hetimi për shkakun e vdekjes së djalit. Trupi të çohet sërish dhe unë dua të shikoj vendin ku ndodhi aksidenti. Ajo shton se nëse nu ndodh kjo gjë, është e gatshme ta ngrejë arkivolin me duart e saj e ta çojë te autopsia.“Unë do të fle në makinë para varrezave sonte dhe nesër në mëngjes do të jem përsëri këtu”. “Unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjithë atyre që mbrojnë qytetarët e braktisur nga drejtësia të mund të më ndihmojnë mua dhe çdo kënd që ka problem të ngjashëm”, deklaroi ajo, raportojnë mediat italiane.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNextGruaja pretendon se funerali i djalit të saj është mbajturpa autopsi. “Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer asnjë autopsi. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. Madje m’u mohua ta shikoj djalin tim në momentet e fundit, në shtratin e spitalit. Unë nuk i thashë dot as lamtumirë. Unë thjesht e pashë atë në një arkivol. E gjitha kjo ngjan me një histori të zezë dhe të padëgjuar më parë”, komentoi gruaja.
Gruaja shqiptare i ka apeluar Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Presidencës italiane në lidhje me këtë rast. “Djali ishte në vetëdije dhe gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë. Mjekët më thanë që ai kishte hyrë në dhomën e operacionit, por ai në të vërtetë vdiq në dhomën e urgjencës. Sidoqoftë, hetimet ndaj mjekëve të përfshirë ishin ngritur me kërkesë të prokurorit publik Terni. Autopsia e kishte konfirmuar rastin si “aksident pune”.