Dj Vin Velin e gjetëm në Drimadhe, si çdo verë që prej 2010. Për emisionin “Ora Verore” zbulon projektin që shumë shpejt do të dalë në treg. Një bashkëpunim me Renis Gjokën për të sjellë një këngë shumë verore shqip.
Për gazetarin Ronaldo Sharka, Dj Vin Veli zbulon se kënga do të jetë shqip dhe mesazhi do të jetë shumë pozitiv dhe është i bindur që do të ketë sukses.
“Do të jetë një këngë pozitive sepse njerëzit kanë shumë nevojë për pozitivitet. Njerëzit kanë nevojë për muzikë positive jo me armë, vrasje. Personalisht nuk i kam qejf dhe nuk i kam shijuar ndonjëherë. Mendoj që do të jetë e mirë për brezat për tu rritur me një frymë më ndryshe. Vërtet muzika e Getos duhet, cdo shtet ka geton e vet, por ka dhe rrokun, Dj. Nuk mund të jetë në majë muzika me sharje, diss..ofendime, pasi nxit urretje dhe breza. Nuk është mirë që e ardhmja e këtij vendi të rritet me urrejtje. “
Një mesazh për të rinjtë nga Dj Vin Veli: Bëni atë që doni të bëni dhe do të jeni gjithmonë të lumtur.